Lidhje

Policia greke bllokon drogë që përdoret nga ushtarët e ISIS-it

  • Raimond Kola

Captagon

Captagon

Autoritetet greke thanë se arrestuan katër persona që dyshohen për prodhimin dhe trafikimin e një droge të paligjshme sintetike të quajtur “captagon”, e cila përdoret gjerësisht nga ushtarët e ISIS-it si pilulë nxitëse për t'i mbajtur ata duke luftuar. Sipas policisë greke dy prej të arrestuarve janë grekë, një shtetas është nga Shqipëria dhe një tjetër nga Turqia.

Burimet zyrtare policore greke thanë se rreth 635,000 pllaka të drogës "Captagon" u kapën në kontrollet në qytetet industriale të Megara dhe Elefsina, në perëndim të Athinës.

Ata shtuan se një kamion dhe një anije janë konfiskuar pasi janë gjetur në to mjedise të modifikura që shërbenin për transportimin e pilulave. U njoftua gjithashtu se tre të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia greke thotë se është hera e parë që zbulon një laborator të përpunimit të pilulave captagon.

Lloji i drogës Fenethylline (captagon) është një drogë popullore në Azinë Perëndimore, dhe thuhet se përdoret nga grupet militante në Siri. Droga, sipas vlerësimeve në shtypin ndërkombëtar është duke luajtur një rol në luftën civile siriane .

Prodhimi dhe shitja e “Fenethylline” gjeneron të ardhura të mëdha të cilat janë përdorur me shumë gjasa për të financuar armët, si dhe luftëtarët në të dy anët.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG