Lidhje

Varfëria përreth qyteteve dhe Caritasi shqiptar


Organizata humanitare Caritas-i shqiptar po i shton përpjekjet kundër varfërisë në Shqipëri, duke shpresuar në një bashkëpunim më të ngushtë me organizatat e tjera dhe me qeverisjen qendrore dhe vendore. Studimet e fundit të kësaj organizate zbulojnë gjeografinë dhe larminë e gjerë të varfërisë në vend, e cila nuk është zbutur aspak, por vetëm ka ndryshuar formë dhe vend-ndodhje.
Caritas
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:51 0:00

Drejtuesi i Caritasit shqiptar, Albert Nikolla thotë se sipas Caritasit europian, Shqipëria dhe Moldova janë dy vendet më të varfëra në Europë. Studimet tregojnë se zonat më të prekura nga varfëria janë zonat me emigracion të brendshëm. Zonat ku varfëria është më e madhe janë periferitë e qyteteve më të mëdha si këneta në Durrës, bathorja në Tiranë etj. Caritasi punon më shumë pikërisht aty ku edhe varfëria është më e madhe.


Caritasi Shqiptar është një nga organizatat më të njohura që lufton varfërinë në të gjitha zonat e Shqipërisë. Disa nga llojet kryesore të varfërisë, që i ndihmon Caritasi janë shëndeti, strehimi, ekonomia, dhuna në familje, drejtësia, braktisja e pleqve, paaftësia për të punuar, varësia nga alkooli, nga droga dhe lojërat e fatit, që janë ngritur edhe në fshatrat më të largët dhe më të varfëra të Shqipërisë.

Ndihma shkon nga fëmijët, tek pleqtë e braktisur dhe deri tek të sëmurët terminalë me kancer. Zoti Nikolla thotë se Shqipëria trashëgoi një varfëri të madhe nga shekulli i kaluar, por edhe në këto 20 vjet lufta kundër varfërisë do të ishte më e madhe, nëse politika nuk do të ishte aq shumë konfliktuale aq sa ka dalë nga funksioni kryesor për t'i shërbyer njerëzve.

Caritasi shqiptar përpiqet për nxjerrjen e njerëzve nga varfëria dhe për zgjidhje afatgjata, ndërkohë që ndihmon mbi 80 mijë persona në vit me veshje dhe paketa ushqimore. Për këtë ka ngritur 100 qendra këshillimore dhe sociale. Caritasi shqiptar beson se me qeverisjen e re mund të krijohen hapësira të reja bashkëpunimi, sepse po dëshmohet një qasje dhe ndjeshmëri më e madhe ndaj varfërisë për të dëgjuar dhe për të ndihmuar familjet dhe njerëzit e varfër.

XS
SM
MD
LG