Lidhje

Pasagjerët e anijes përsëri në Tokë


Anija Carnival, e cila pati avari, u ankorua pas pesë ditësh në det të hapur

Pasagjerët e një anieje turistike, e cila pati avari e që u ankorua në Alabama të enjten, pas pesë ditësh në det të hapur, më në fund kanë zbritur nga anija dhe po shkojnë në shtëpitë e tyre.

Anija turistike Carnival me rreth 4 mijë pasagjerë, e cila u tërhoq nga një grup anijesh më të vogla, mbërriti dje në portin Mobile, të bregdetit amerikan.

Kjo anije u nis nga Galvestoni i Teksasit të enjten në mbrëmje për një udhëtim katër ditor, por një zjarr në kabinën e motorrëve të dielën nxorri jashtë përdorimit burimin e energjisë së anijes duke e lënë në det të hapur në një distancë prej 240 kilometrash nga gadishulli Yucatan i Meksikës.

Disa pasagjerë njoftuan përmbytje në dhomat e tyre si dhe daljen e ujërave të zeza nëpër korridore, dhe kanë fjetur në kuvertën e anijes për të shmangur të nxehtin dhe erën mbytëse të kabinave. Ata njoftuan për rradhë të gjata për ushqime dhe pajime të tjera.

Roja Bregdetare amerikane dhe Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit ka nisur një hetim për shkaqet e zjarrit në dhomën e motorrit të anijes.
XS
SM
MD
LG