Lidhje

Jay Carney për çështjen Snowden


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente pas njoftimit se Snowden kishte kërkuar strehim të përkohshëm në Rusi

Shtetet e Bashkuara po kritikojnë Rusinë që ka lejuar ish-kontraktorin e zbulimit Edward Snowden të takohet me aktvistë të të drejtave të njeriut ndërsa vazhdon të jetë në zonën e tranzitit të një aeroporti të Moskës që prej afro tre javësh.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha dje se Rusia po i siguron Snowdenit një “platformë propagande”, që ai thotë se bie ndesh me deklaratën e Rusisë për paanshmëri në këtë çështje.

Snowden, që akuzohet se ka nxjerrë sekrete të zbulimit amerikan, po kërkon azil të përkohshëm në Rusi derisa të jetë në gjendje të udhëtojë në Amerikën Latine, ku tre vende i kanë ofruar strehim politik.

30 vjeçari Snowden u takua dje me aktivistë të të drejtave të njeriut dhe avokatë rusë në aeroportin Shere-metyevo të Moskës, ku ai është i bllokuar prej afro tre javësh. Më pas, grupi WikiLeaks publikoi një deklaratë nga Snowden ku thuhet se ai kërkon të qëndrojë në Rusi derisa të jetë i sigurt të shkojë në Amerikën Latine.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG