Lidhje

Ambasadorja Caroline Kennedy mbërrin në Tokio


Caroline Kennedy mbërriti sot në Tokio, për të filluar detyrën si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Japoni.

Vajza e ish-presidentit Kennedi të vrarë 50 vjet më parë, tani 55 vjeçe, është ambasadorja e parë amerikane-grua në Japoni.

Ajo tha se ndjehet krenare që po ndjek hapat e të atit në fushën e shërbimit ndaj publikut dhe se John Kennedy shpresonte të bëhej presidenti i parë amerikan që do të vizitonte Japoninë.

Zonja Kennedy tha se ndjehet e nderuar që të punojë për forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Ajo do të bëjë zyrtarisht betimin si ambasadore amerikane në Japoni, javën e ardhshme, në një ceremoni që do të mbahet në Pallatin e Perandorit.
XS
SM
MD
LG