Lidhje

SHBA, ndihmë ushtarake për Vietnamin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter premtoi një ndihmë prej 18 milionë dollarësh për Vietnamin, që të blejë anije të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, për patrullimin e kufijve. Synimi i kësaj ndihme është përmirësimi i kapacitetit të mbrojtjes që ka vendi.

Sekretari Carter ndodhet në vendin komunist, me qëllim që të fuqizojë lidhjet ushtarake mes të dy vendeve. Pjesë e kësaj përpjekjeje ishte nënshkrimi me homologun e tij vietnamez, i “deklaratës së vizionit”, një udhëzues për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Kjo përfshin ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Vietnamin që ai të përgatitet për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Në fillim të turneut të tij 11-ditor në rajonin e Azi-Paqësorit, zoti Carter bëri thirrje që të gjitha vendet që kanë pretendime territoriale për Detin Kinës Jugore t’i ndalin veprimet për zaptimin e ishujve në të. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër militarizimit dhe krijimit të tensioneve në rajon.

Vietnami është një prej vendeve që kanë projekte për ndërtimin e ishujve në Detin Kinës Jugore. Kina po punon me projektin më të madh, duke shtuar tensionet rajonale, mes shqetësimeve për militarizimin e tij.

XS
SM
MD
LG