Lidhje

Sekretari Carter viziton trupat në Afganistan


Sekretari amerikan i Shtetit Ash Carter shkoi sot në Afganistan për të vizituar dhe falenderuar trupat amerikane për shërbimin e tyre ndaj vendit, me rastin e stinës së festave.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Kabul me Presidentin Afgan Ashraf Ghani, zoti Carter tha se: Amerika është dhe do mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe sigurisë së Afghanistanit. Sekretari i Mbrojtjes i bën këto komente, ndërsa nuk është e qartë se si do ta trajtojë këtë konflikt 15-vjeçar presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump. Zoti Trump ka dhënë pak hollësi për planet e tij për politikën e jashtme dhe lufta në Afghanistan, nuk ka qenë objekt diskutimi gjatë fushatës së tij elektorale.

Gjatë vizitës në Kabul, zoti Carter po informohet nga komandantët ushtarakë lidhur me përpjekjet ndërkombëtare për ta ndihmuar qeverinë afgane të përmirësojë situatën e sigurisë në vend, si dhe me sukseset në përpjekjet e kohëve të fundit kundër terrorizmit, Al Kaidës dhe Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG