Lidhje

Carter: Përparësi mbyllja e rrugëve përreth territorit të ISIS


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter thotë se një ndër përparësitë kryesore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është mbyllja e zonës së vetme përgjetë kufirit sirian ku luftëtarët e huaj futen e dalin nga territoret e kontrolluara nga ISIS.

Shefi i Pentagonit i bëri komentet dje, në të njëjtën ditë që një zëdhënës i operacioneve ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak tha përmes një lidhjeje direkte nga Bagdati me gazetarët në Departamentin e Shtetit se goditjet ajrore të koalicionit nën udhëheqjen amerikane po e dëmtojnë ISIS.

Koloneli Steve Warren tha se megjithëse ISIS vazhdon të humbasë territor, ekstremistët kanë marrë dy qytete të vogla në veri-perëndim të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë.

XS
SM
MD
LG