Lidhje

Sekretari Carter në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter ka ndaluar në Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke filluar kështu një turne në Lindjen e Mesme që do të përqëndrohet tek lufta kundër Shtetit Islamik.

Zoti Carter po viziton bazën ajrore Al-Dafra, e cila përdoret nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të ndërmarrë sulme ajrore kundër militantëve të organizatës së vetquajtur Shteti Islamik. Baza po ashtu përdoret për të grumbulluar të dhëna dhe për të realizuar misione vëzhgimi.

Turneu në Lindjen e Mesme do të përfshijë edhe bisedime me udhëheqësit e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Presidenti Barack Obama, i cili do t’i bashkohet zotit Carter në takimet në Riad, pritet të kërkojë kontribute për të rindërtuar zona të Irak të dëmtuara nga luftimet kundër Shtetit Islamik.

Sekretari Carter po ashtu ka në plan të bisedojë me udhëheqësit e Gjirit lidhur me mënyrat se si mund të bëhen përparime në luftën kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG