Lidhje

Carter: Al-Kaida po përfiton nga kriza në Jemen


Një media shtetërore në Iran tha se anijet iraniane janë nisur për në ujërat pranë Jemenit, ndërkohë që Arabia Saudite vazhdon sulmet nga ajri për të ndalur përparimin e rebelëve shiitë të mbështetur nga Irani në Jemen. Sipas zyrtarëve të marinës iraniane, flota do të mbrojë interesat e Jemenit në det të hapur.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter tha sot se dega e Al-Kaidës në Jemen është duke përfituar nga luftimet mes rebelëve Houthi dhe forcave pro-qeveritare duke pushtuar territore në këtë vend, i cili po vuan nga mungesa e stabilitetit që nga viti 2012 kur udhëheqësi i tij i mëparshëm u rrëzua nga pushteti.

Sekretari Carter u tha gazetarëve gjatë një vizite në Japoni se kriza në Jemen i ka vështirësuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të luftuar Al-Kaidën në Gadishullin Arabik, dhe se operacionet ndaj këtij grupi do të ishin më të lehta nëse vendi do të kishte një qeveri më të qëndrueshme.

"Kërcënimi terrorist i këtij grupi ndaj perëndimit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, është i gjatë dhe serioz", tha zoti Carter. Ai tha se lufta kundër Al-Kaidës në Gadishullin Arabik do të vazhdojë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po i japin Arabisë Saudite informacione kundërzbulimi dhe survejimi për të ndihmuar forcat e koalicionit në luftën kundër rebelëve Houthi.

Dje, Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se qeveria amerikane është duke përshpejtuar dërgesat e armëve.

XS
SM
MD
LG