Lidhje

Cassadee Pope nxjerr në treg albumin e parë solo


Vitin e kaluar, këngëtarja nga Florida Cassadee Pope ishte fituesja e parë femër e konkursit muzikor televiziv “The Voice.” Ish-rockistja tashmë ka gjetur një zhaner tjetër të cilit i përkushtohet: muzikën country.

please wait

No media source currently available

0:00 0:08:10 0:00
Direct link

“Wasting All These Tears” është kënga kryesore e albumit të parë solo të Cassadee Pope, i titulluar “Frame by Frame.” Javën e parë në treg, kënga arriti të zinte vend në renditjen e 10 këngëve më të mira për muzikën country, të revistës Billboard, dhe zuri vendin e parë në listën e këngëve country të iTunes. Është vetëm e dyta radhë për këtë vit që një artist i ri të arrijë vendin e parë në listën e iTunes; artistja tjetër ishte Kacey Musgraves me “Same Trailer Different Park.”

Para fillimit të karrierës së saj solo, Cassadee Pope këndoi për grupin e rockut Hey Monday për pesë vjet. Edhe pse asaj i pëlqen puna si soloiste, Pope pohon se ka raste kur i mungojnë ish-anëtarët e grupit të saj.

“Të jesh pjesë e grupit Hey Monday, në vend që të jesh soliste ka ndryshimet e veta, por shumicën e kohës janë eksperienca të ngjashme. Unë vazhdoj të krijoj muzikë me artistë të tjerë. Po bashkëpunoj me kantautorë dhe producentë. Nuk është grupi im, por megjithatë vazhdoj me bashkëpunimet. Unë kam krijuar një lidhje të mirë me grupin tim të tanishëm. Ata nuk janë pjesë e grupit dhe nuk po kompozojmë së bashku, por po krijojmë shfaqjet e mia së bashku.”

Pope ndryshoi drejtim muzikor nga rocku në country pasi mori pjesë në sezonin e tretë të emisionit “The Voice.” Këngëtarja 24 vjeçare u këshillua nga artisti i country-t Blake Shelton, dhe për shfaqjen e saj të fundit në “The Voice,” ajo këndoi “Over You,” një duet i Sheltonit dhe bashkëshortes së tij Miranda Lambert, i cili pati zënë vendin e parë në renditjet e muzikës country.

Pope thotë se ajo ka qenë gjithmonë një dashamirëse e muzikës country dhe është shumë mirënjohëse për mikpritjen e treguar nga komuniteti i qytetit Neshvill. Ajo thotë se ngjarja më mbresëlënëse ishte mundësia për të qenë artisja që këndonte në fillim të shfaqjeve të grupit Rascal Flatts, gjatë turneut të tyre të Amerikës së Veriut “Live and Loud.”

“Turneu me Rascal Flatts ishte një eksperiencë që më hapi sytë. Ata gjithmonë kanë patur një tingull karakteristik dhe i kanë qëndruar besnik atij tërë këto vite. Më bëri të kuptoj se nëse vazhdoj të jem vetvetja, do t’ia dal mbanë përfundimisht. Ata janë një grup që më frymëzoi, të talentuar dhe shumë të sjellshëm.”

Cassadee Pope mori parasysh shijet e dashamirësve të saj për albumin “Frame by Frame,” duke i lënë ata të zgjedhin kopertinën e tij.

Me daljen e albumit të saj në treg, rrjeti televiziv Country Music Television nisi transmetimet e një dokumentari me gjashtë episode që tregon rreth rritjes së saj në famë.
Kënga në vazhdim, “You Hear a Song,” interpretohet nga Cassadee Pope, për të cilën ajo bashkëpunoi me producentin e saj, Nathan Chapman.
AUDIO: CUT 5 - “You Hear A Song”
XS
SM
MD
LG