Lidhje

Catherine Ashton në Birmani për takime me Aung San Suu Kyi


Shefja e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Catherine Ashton është takuar sot në Rangun me udhëheqësen e opozitës birmaneze Aung San Suu Kyi.

Në një konferencë shtypi përkrah Laureates së Çmimit Nobel për Paqen, zonja Ashton i bëri thirrje qeverisë birmaneze të vazhdojë përpjekjet për demokraci.

Zyrtarja e Bashkimit Evropian ndodhet në Rangun për të hapur një zyrë të re të BE, e cila të mbikqyrë programet e ndihmave dhe të drejtojë shkëmbimet politike.

Zonja Ashton e ka prezantuar zyrën e re si hapin e parë drejt vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike me Birmaninë.

XS
SM
MD
LG