Lidhje

Kryekleriku katolik në Britani jep dorëheqjen


Kleriku më i lartë katolik në Britani dha dorëheqjen.

Kardinali Keith O'Brien paraqiti dorëheqjen pas akuzave nga tre priftërinj dhe një ish prift për sjellje të papërshtatshme në vitet 1980.

Vatikani konfirmoi sot dorëheqjen e klerikut. Një zëdhënës tha se Papa Benedikti e pranoi dorëheqjen e tij.

BBC-ja njoftoi se dorëheqja e kardinalit skocez e lë Britaninë pa përfaqësues në mbledhjen e fshehtë të kardinalëve që do të zgjedhin papën e ri.

Kardinali O'Brien kishte në plan të dilte në pension muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG