Lidhje

Çavez, Ahmadinexhad, bisedime në Teheran

  • Zëri Amerikës

Çavez, Ahmadinexhad, bisedime në Teheran

Çavez, Ahmadinexhad, bisedime në Teheran

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez po takohet me Presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad për bisedime, që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve rivale të Shteteve të Bashkuara.


Presidenti Ahmadinejad priti sot në pallatin presidencial udhëheqësin venezuelas në vizitën e tij të nëntë në Iran.
Media shtetrore iraniane bëri të ditur se dy udhëheqësit shpresojnë t’i japin shtytje bashkëpunimit dypalësh në fushën e naftës, gazit dhe të prodhimeve petrokimike.


Vizita në Iran është ndalesa më e fundit e udhëheqësit venezuelas në kuadër të një turneu ndërkombëtar 10 ditor.
Zoti Chavez ka qënë një mbështetës i fuqishëm i Iranin në mosmarrëveshjen që ky i fundit ka pasur me Perëndimin lidhur me programin e tij bërthamor.
Shtetet e Bash

kuara dhe vende të tjera e akuzojnë Iranin se përpiqet të sigurojë teknologji bërthamore për të prodhuar armën bërthamore, akuzë që Teherani e mohon.
Si Irani edhe Venezu

ela kanë qënë gjithashtu mbështetës të së ashtuquajturës Aleanca e Hemisferës Jugore, për t’iu kundërvënë vendeve të hemisferës veriore si Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

XS
SM
MD
LG