Lidhje

Çavez ende në drejtim të Venezuelës pas dy operacineve nga kanceri


Çavez ende në drejtim të Venezuelës pas dy operacineve nga kanceri
Çavez ende në drejtim të Venezuelës pas dy operacineve nga kanceri

Një faqe interneti e qeverisë kubane ka publikuar fotot e Presidentit të sëmurë të Venezuelës, Hugo Çavez, i cili ndodhet në Havanë ku po e merr veten pas një operacioni nga kanceri.

Të katër fotografitë në faqen e internetit e tregojnë zotin Chavez duke ecur me Ministrin e jashtëm të Venezuelës, Nikolas Maduro dhe me vajzat e tij dhe Rosa dhe Maria Gabriela.

Fotografitë e tregojnë 56-vjeçarin Chavez duke ecur pa ndihmë, por ai ka pamje më të dobësuar dhe më pak të fuqishme se zakonisht.

Zoti Chavez njoftoi në një fjalim televiziv të enjten se ai iu nënshtrua operacionit në Kubë për të hequr një tumor me "qeliza kanceroze." Ai nuk e tregoi llojin e kancerit dhe ende mbeten pikëpyetje se sa i sëmurë është.

Në kryeqytetin e Venezuelës, mbështetësit e presidentit valvitnin sot flamuj dhe thërrisnin "Rroftë Chavezi", gjatë një marshimi me rastin e 200 vjetorit të pavarësisë nga Spanja.

XS
SM
MD
LG