Lidhje

Çavez kthehet në Venezuelë pas kurimit për kancer në Kubë

  • Zëri Amerikës

Presidenti venezuelian Hugo Çavez është kthyer në atdhe nga Kuba, pas një kurimi 11 ditë për kancer.

Pasi mbërriti mbrëmë në Karakas, udhëheqësi socialist 57-vjeçar tha se mjekimi doli me sukses, por se do t’i duhet të ndjekë një kurë rigoroze në ditët në vazhdim.

Zoti Çavez filloi kurën kundër kancerit në mars, pasi iu nënshtrua një operacioni në shkurt për të hequr tumore në pjesën e poshtme të barkut.

Ende nuk janë bërë publike hollësi për diagnozën e saktë, por ai është zotuar se kanceri nuk do ta pengojë të zhvillojë fushatë për zgjedhjet presidenciale të 7 tetorit.

XS
SM
MD
LG