Lidhje

Celularët për matjen e funksionit të trurit


Shkencëtarët në Norvegji kanë zhvilluar një program për celularët smartphone që shërben për testim psikologjik, të ngjashëm me programet që psikologët përdorin në laboratorë për të matur funksionimin e trurit.

Përdoruesi dëgjon dy rrokje të ndryshme në secilin vesh në të njëjtën kohë, dhe thotë se cila tingëllon e qartë. Sipas anëtarit të ekipit të hulumtimit Josef Bless "testi tregon se cila anë e trurit është më aktive gjatë përpunimit të gjuhës."

Më shumë se 1 mijë njerëz kanë shkarkuar programin falas, dhe gjysma e tyre i kanë dërguar studiuesve rezultatet e testit. "Rezultatet nga app-i i telefonave ishin po aq të besueshme sa ato të testeve laboratorike të kontrolluara", tha zoti Bless. Ai pret që edhe ekipe të tjera studiuesish psikologë të përdorin programet për celularët për të mbledhur të dhëna.
XS
SM
MD
LG