Lidhje

SHBA: Përpjekjet për regjistrimin e hispanikëve

  • Mike O'Sullivan

SHBA: Përpjekjet për regjistrimin e hispanikëve

SHBA: Përpjekjet për regjistrimin e hispanikëve

Hispanikët janë komuniteti që po zgjerohet më me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Sipas rezultateve të rregjistrimit të popullsisë 10 vjet më parë, hispanikët apo latinët, siç njihen ndryshe ata, përbënin 12 përqind të popullatës. Shifra pritet të jetë shumë më e lartë kur qeveria të fillojë të publikojë rezultatet e rregjistrimit të popullatës në janar. Zyrtarët në Los Anxhelos thonë se sfida është saktësia e regjistrimit të këtij grupi etnik, prandaj ata kanë bërë ç’është e mundur për ta arritur këtë.

Shumë hispanikë janë imigrantë që kanë ardhur rishtazi në Shtetet e Bashkuara dhe punojnë nëpër fabrika apo ferma. Të tjerë më pak të përgatitur, shpesh pa dokumente zyrtare, punojnë me mëditje. Por në bazë të ligjit, nëse ata jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duket të numërohen.

Përfaqësimi në Kongres varet nga numri, po ashtu edhe grantet dhe huatë nga qeveria federale, thotë Koni Silva Botifoll i Byrosë së Rregjistrimit të Popullatës.

"Qeveria do të japë 400 miliardë dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshme dhe shpërndarja e fondeve varet nga numri i njerëzve që jetojnë në komunitete të ndryshme. Kështu, nëse njerëzit nuk rregjistohen, komuniteti i tyre preket”.

Në një diskutim të organizuar kohët e fundit u trajtua edhe kjo çështje. Kryetari i Bashkisë së Los Anxhelosit, Antonio Villaraigosa, thotë se numri i imigrantëve që rregjistrohen është i ulët dhe shumë prej tyre duhet të inkurajohen për të plotësuar formularin.

"Këta janë njerëz që kanë vështirësi me gjuhën. 46 përqind e banorëve të qytetit kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara. Këtu kemi përqendrimeve të mëdha të këtyre grupeve demokrafike. Është me shumë rëndësi për ne që t’i ndihmojmë njerëzit të rregjistrohen”.

Kohët e fundit, organizatat e latinëve u mblodhën në një shkollë të mesme për t’i inkurajuar nxënësit të ndihmonin prindërit për të plotësuar formularët. Madje u përgatit edhe një video për të përhapur mesazhin. Aktorja Rosario Dawson ishte në një nga vidot për të nxitur hispanikët të rregjistohen.


"Ju them se këto fonde mund të humbasin nëse nuk shfrytëzohen dhe kjo mundësi mund t’u jepet përsëri vetëm pas 10 vjetësh. Prandaj është shumë e rëndësishme që zëri juaj të dëgjohet”.

Më shumë se 10 milionë njerëz besohet të kenë hyrë në vend ilegalisht dhe pjesa më e madhe e tyre janë hispanikë. Megjithëse shumica nuk dëbohen kurrë nga vendi, ata jetojnë me këtë frikë.

Zyrtarët e rregjistrimit të popullsisë i sigurojnë ata se të dhënat nuk do t’u transmetohen zyrtarëve të imigracionit. Megjithatë, hispanikët ngurojnë të marrin pjesë dhe zyrtarët pranojnë se rregjistrimi i saktë i komunitetit hispanik të vendit është i vështirë.

XS
SM
MD
LG