Lidhje

Pentagoni: Sulm kibernetik ndaj KQA


Llogaria e Komandës Qëndrore Amerikane në Twitter dhe YouTube është marrë nën kontrollin e hakerëve që thonë se i përkasin grupit Shteti Islamik.

Në to janë postuar kërcënime ndaj ushtarëve amerikanë, duke paralajmëruar “Po vijmë. Ruhuni nga ISIS."

Mesazhet e tjera me Tweeter që pasuan përfshijnë fotografi të dokumentave që duket se kanë numrat e telefonave, adresat e emailave dhe adresat e shtëpive të dhjetra zyrtarëve ushtarakë amerikanë.

Në faqet e marra nën kontroll nga hakerat, po ashtu duket se janë postuar disa harta sekrete ushtarake të Kinës dhe Koresë së Veriut.

Vërtetësia apo rëndësia e këtyre dokumenteve nuk mund të konfirmohet.

Zyrtarët e Komandës Qëndrore CENTCOM nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të Zërit të Amerikës rreth sulmit kibernetik. Por Pentagoni konfirmoi sulmin dhe tha se po merren masat e duhura për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG