Lidhje

Ceremoni emocionale në Kongresin amerikan për ligjvënësen Gabrielle Giffords


Ceremoni emocionale në Kongresin amerikan për ligjvënësen Gabrielle Giffords
Ceremoni emocionale në Kongresin amerikan për ligjvënësen Gabrielle Giffords

Ligjvënësja Gabrielle Giffords dha sot dorëheqjen gjatë një ceremonie emocionale në Kongresin amerikan. Ligjvënësja Giffords, u plagos rëndë vitin e kaluar kur një person hapi zjar ndërsa ajo po takohej me elektoratin në shtetin e saj të Arizonës.

Në fjalimin e saj të dorëheqjes, të lexuar nga një kolege, ligjvënësja demokrate 41 vjeçare tha se po largohej nga detyra për t’u përqëndruar tek gjendja e saj shëndetësore, por ajo premtoi se do të kthehej sërish në politikë.

Ajo shprehu angazhimin për t’u rikthyer në shërbim të shtetit të saj të Arizonës. Zonja Giffords mori shumë duartrokitje dhe fjalë të ngrohta prej kolegëve të saj gjatë ceremonisë së mbajtur në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve.

Udhëheqësja e opozitës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti zonjën Giffords “yllin më të ndritshëm që Kongresi ka parë ndonjëherë”. Udhëheqësi i shumicës republikane Eric Cantor tha se “kurajo dhe forca” e ligjvënëses Giffords i shërben si burim frymëzimi të gjithë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve si dhe të gjithë amerikanëve.

Pas ceremonisë, duke marrë vendimin e saj të fundit zyrtar si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara para dorëheqjes, zonja Giffords dha votën e saj për një ligj për të cilin ajo kishte qenë një ndër nismëtaret dhe i cili vendos masa më të ashpra ndaj kontrabandistëve që transportojnë drogë nëpërmjet kufirit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, duke fluturuar me avion në lartësi të ulëta me mjete fluturimi të vogla. Ligji u miratua njëzëri nga të gjithë ligjvënësit amerikanë.

XS
SM
MD
LG