Lidhje

Kandidaturat për çmimet Bafta

  • Rudina Dervishi

Kandidaturat për çmimet Bafta

Kandidaturat për çmimet Bafta

Akademia britanike e filmit BAFTA, homologe e çmimeve Oscar këtu në Shtete e Bashkuara, ka zhvilluar ceremoninë e kandidaturave për filmat e vlerësuar me çmimet BAFTA.

Filmi pa zë “Artisti” dhe filmi “Tinker Tailor” janë me më shumë kandidatura për këtë vit. Filmi “Artisti” kandidohet në 12 kategori ndërsa “Tinker Tailor” në 11. Kandidatë për filmat më të mirë janë gjithashtu edhe filmat “ Drive” “The help” , “Hugo”, “My week with Marilin” dhe “The Iron Lady”.

Në kandidaturat për aktorin më të mirë janë Jean Dujardin për filmin “Artisti” , Brad Pitt me filmin “Moneyball”, George Clooney për filmin “The Descendants” dhe Michael Fassbender me filmin “Shame”.

Në kategorinë e akores më të mirë janë dy aktore që kanë interpretuar dy figura të fuqishme të shekullit të kaluar, Michelle Williams me rolin e Merilin Monres dhe Meryl Streep në rolin e Margaret Theçerit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Bafta do të zhvillohet në 12 shkurt në Teatrin e Operas Mbretërore në Londër.

XS
SM
MD
LG