Lidhje

Branko Cërvenkovski njofton dorëheqjen

  • Isak Ramadani

Partia e tij, Lidhja Social Demokrate është dobësuar mjaft dhe në zgjedhjet e fundit vendore arriti të fitojë vetëm në 4 nga 80 komunat e Maqedonisë

Branko Cërvenkovski, kryetar i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate, ka njoftuar dorëheqjen nga posti. Partia e tij është dobësuar mjaft dhe në zgjedhjet e fundit vendore arriti të fitojë vetëm në katër komuna nga tetëdhjetë sa ka Maqedonia. Zoti Cërvenkovski, me një pauzë katër vjeçare, ka drejtuar Lidhjen Social Demokrate menjëherë pas themelimit të saj para 23 vjetësh. Pritet që pasardhësi i tij të zgjidhet nga tre nënkryetarët aktualë të partisë.
XS
SM
MD
LG