Lidhje

Çështja Holder në Kongres


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan do të votojë të enjten në se do ta akuzojë ose jo për mosbindje Prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder për shkak se ai ka refuzuar të dorëzojë dokumente që kanë lidhje me një operacion të dështuar kundër trafikimit të armëve.

Kjo do të ishte hera e parë në historinë e SHBA që ndaj një prokurori të përgjithshëm në detyrë ndërmerret një veprim i tillë. Javën e kaluar një komision mbikqyrës i Kongresit miratoi rekomandimin që kjo masë t’i dërgohet për votim seancës së plotë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti Barak Obama përdori privilegjin ekzekutiv për të mos i dorëzuar dokumentet e kërkuara nga komisioni mbikëqyrës. Kryetari i Komisionit, Darrell Issa tha se votimi i së enjtes mund të shtyhet nëse zoti Holder i dorëzon ato.
XS
SM
MD
LG