Lidhje

Çështjet e pazgjidhura të Kosovës, një nga sfidat kryesore për stabilitetin evropian

  • Zëri Amerikës

Çështjet e pazgjidhura të Kosovës, një nga sfidat kryesore për stabilitetin evropian

Çështjet e pazgjidhura të Kosovës, një nga sfidat kryesore për stabilitetin evropian

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit, James Clapper dhe 7 drejtues të tjerë të lartë të agjencive të zbulimit po dëshmojnë sot në Kongres për strategjinë e shërbimeve të zbulimit për vitin e ardhshëm.

Mes zyrtarëve që po dëshmojnë gjatë seancës me dyer të hapura dhe më pas gjatë një seance tjetër me dyer të mbyllura, veç zotit Clapper, janë edhe drejtori i CIA-s, Leon Paneta dhe drejtori i FBI-së Robert Muller.

Dhoma e Përfaqësuesve po përpiqet të gjejë mënyra për të shkurtuar buxhetin federal dhe shefat e zbulimit do të pyeten rreth shtimit të kostos së punës së tyre. Vitin e kaluar qeveria shpenzoi mbi 80 miliardë dollarë për aktivitetet e zbulimit, dy herë më shumë se sa ishte buxheti para sulmeve të vitit 2001.

Në raportin e paraqitur sot para kongresit, në pjesën për Evropën, thuhet se ngjarjet në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të paraqesin sfidat kryesore për stabilitetin në Evropë për vitin 2011. Si shkaqe tensioni që kërkojnë angazhimin e burimeve diplomatike dhe atyre të sigurimit të Perëndimit për këtë rajon përmenden marrëdhëniet e tensionura ndëretnike në Bosnje Hercegovinë dhe çështjet e pazgjidhura të Kosovës, ku përfshihet e ardhmja e rajonit të banuar me shumicë serbe në veri, përpjekjet e Beogradit për të rihapur çështjen e statusit të Kosovës, si dhe dobësia e shtetit ligjor dhe demokracisë në Prishtinë.

Kosova, thuhet më tej, është njohur nga mbi 70 vende, përfshirë 22 nga 27 vendet e BE-së, megjithatë në vitet në vazhdim Prishtina do të vazhdojë të jetë e varur nga komuniteti ndërkombëtar për ndihma ekonomike si dhe do të ketë nevojë për prani diplomatike e ushtarake për të ndihmuar në konsolidimin e shtetit. Institucionet e Kowsovës janë të dobta, thuhet në raport, ndërsa krimi dhe korrupsioni janë në nivele shumë të larta. Beogradi, nga ana tjetër vazhdon të sfidojë me mjete politike dhe diplomatike pavarësinë e Kosovës.

Prania e NATO-s, ndonëse më e vogël në numër, është ende e nevojshme për të frenuar dhunën dhe ndihma e saj është jetike për krijimin e një force sigurie të Kosovës të efektshme dhe demokratike. Udhëheqësit e Serbisë, thotë me tej raporti i agjencive amerikane të zbulimit, dëshirojnë një përparim të shpejtë drejt anaëtarësimit në BE, por në të njejtën kohë ata nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga pretendimi i Beogradit mbi Kosovën. Serbia e ka shtuar bashkëpunimin me NATO-n, por ka thënë se nuk do të kërkojë anëtarësim në vitet e ardhshme.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG