Lidhje

Çështjet monetare, pikë e nxehtë gjatë vizitës së presidentit kinez në Uashington


Çështjet monetare, pikë e nxehtë gjatë vizitës së presidentit kinez në Uashington
Çështjet monetare, pikë e nxehtë gjatë vizitës së presidentit kinez në Uashington

Çështjet monetare mund të jenë burim mosmarrëveshjesh gjatë vizitës shtetërore që fillon nesër në Uashington presidenti kinez Hu Gjintao.

Tre ligjvënës amerikanë nga Partia Demokrate e presidentit Obama, thonë se do të paraqesin që sot një ligj, për të ushtruar presion ndaj Kinës që të rrisë më shpejt vlerën e juanit. Zyrtarë amerikanë thonë se rritja e vlerës së juanit do t’i bënte më të kushtueshme prodhimet kineze, gjë që do të ndihmonte në zbutjen e çekuilibrit të madh tregtar mes dy vendeve, që është në favor të Kinës.

Por në një intervistë për dy gazeta amerikane, presidenti kinez nuk dha shenja se do ta ndryshojë politikën kineze për këtë çështje. Zoti Hu ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të mbajnë nën kontroll inflacionin, çka shihet si kritikë ndaj vendimit të Bankës Qendore amerikane në fund të vitit të kaluar për hedhjen në qarkullim të 600 miliardë dollarëve të tjerë.

XS
SM
MD
LG