Lidhje

Tragjedia e anjies "Challenger" kujtohet me dhimbje edhe pas 25 vjetësh

  • Suzan Presto

Tragjedia e anjies "Challenger" kujtohet me dhimbje edhe pas 25 vjetësh

Tragjedia e anjies "Challenger" kujtohet me dhimbje edhe pas 25 vjetësh

Çdo vit në janar, Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA zhvillon një ditë përkujtimore për të nderuar ata që humbën jetën në kërkim të mistereve të universit. Ky vit shënon edhe 25 vjetorin e shpërthimit në hapësirë të anijes Challenger, një ngjarje që tronditi vendin dhe ndryshoi programin amerikan të hapësirës:

Anija Challenger u shkëput nga Toka nën një qiell të kthjellët më 28 janar, 1986. Por 73 sekonda më pas, ndodhi katastrofa

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus ishte atje. Nisja, thotë ai, ishte krejt pa probleme.

"Pastaj pashë shkëputjen, kur dy raketat morën anash dhe u shfaq një re tymi e filluan të bien copa. Kisha parë plot nisje anijesh, kurrë nuk e kisha parë një gjë të tillë. Mendova “Ndoshta ngaqë sot është ditë tepër e kthjellët, po shoh gjëra që normalisht nuk do t’i kisha parë”. Por më pas, dëgjuam një njoftim nga një zyrtar i kontakteve publike të NASA-s që thoshte “Kemi të bëjmë me një defekt të madh”. Këto fjalë shkaktuan reagim të fortë, sikur dikush të më kishte goditur me grusht në stomak”.

Vdekja e ekuipazhit me 7 anëtarë i zhyti amerikanët dhe presidentin në pikëllim:

"Nuk do t’i harrojmë kurrë, nuk do të harrojmë momentin e fundit kur i pamë në mëngjes, në përgatitje për udhëtim, kur na përshëndetën dhe më pas u larguan nga kjo botë për të prekur fytyrën e Perëndisë”.

Së bashku me austronatët ishte edhe një qytetare e thjeshtë, Christa McAuliffe, e cila ishte zgjedhur si e para mësuese në hapësirë. Nxënës shkollash në të gjithë vendin panë shpalosjen e tragjedisë në hapësirë.

Valerie Neal është kuratore e ekspozitës për fluturimet në hapësirë në Muzeun Kombëtar të Hapësirës dhe Aeronautikës në Uashington. Ajo thotë se nga mesi i viteve 1980, publiku mendonte se lëshimi i anijeve në hapësirë ishte diçka e zakonshme.

"Anija kishte bërë 24 udhëtime pa probleme madhore. Këto fluturime filluan të duken si diçka rutinë dhe njerëzit nuk po u kushtonin më vëmendjen e dikurshme. Por këto janë gjithmonë sipërmarrje shumë të rrezikshme”.

Menjëherë pas aksidentit, NASA hapi një zyrë të re për sigurinë dhe mori edhe hapa të tjerë:

"E para dhe më e rëndësishmja, mendoj unë, ishte projektimi i një sistemi më cilësor për lëshimin e anijes, në mënyrë që të mos kishte përsëritje të tjera të të njëjtit problem teknik që shkaktoi tragjedinë”.

Challenger nuk ishte tragjedia e parët e NASA-s, por as e fundit.

Më 27 janar 1967, tre astronautë në misionin Apollo 1 vdiqën nga një zjarr i furishëm në platformën e lëshimit.

Më 1 shkurt, 2003, anija hapsinore Columbia u shpërbë duke vrarë 7 astronautë në bord.

Duke pasur parasysh gjithë këto humbje tragjike, zonja Neal thotë se është e mahnitur nga vitaliteti i programit të hapësirës.

"Është shumë e vështirë ta thuash që tragjedia është çmimi që paguajmë për zbulimet, por shpesh here është pasojë e eksplorimeve. Por fakti që programi hapsinor nuk u mbyll pas kësaj, fakti që nuk hoqëm dorë me justifikimin që një gjë e tillë është tepër e rrezikshme dhe nuk duhet bërë më, mendoj është një meritë e veçantë e popullit dhe shpirtit amerikan”.

Anija tjetër hapsinore do të lëshohet në fund të shkurtit. Nisja e anijes Discovery është shtyrë disa herët gjatë muajve të fundit për rishikim të projektit dhe riparime.

XS
SM
MD
LG