Lidhje

Ngrihen akuzat ndaj Konstantin Xhuvanit


Në Shqipëri prokuroria ngriti sot dy akuza ndaj 26 vjecarit Kostantin Xhuvani, i dyshuari kryesor për vrasjen e katër personave mëngjesin e djeshëm në një klub nate në Tiranë. Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje

Xhuvani u kap pak pas ngjarjes nga policia, me në dorë një pistoletë, arma me të cilën nga ekspertiza ka rezultuar se janë vrarë të katër personat. Xhuvani mendohet se ka qëlluar ndaj dy personave, njëri prej të cileve një ish pjestar i trupave komando të ushtrisë, pas një zënke me ta. Dy të tjerët, 19 vjecari Arbër Demiraj dhe një 55 vjecar italian Gaimpaolo Azzola, duket se janë vrarë gabimisht. Akuza për vrasje ndaj Xhuvanit parashikon një dënim jo më të vogël se 20 vjet burgim ndërsa ajo për armëmbajtje pa leje 10 vjet.

Kostantin Xhuvani, i biri i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, ka qenë dënuar dhe më parë për një vrasje të kryer në vitin 2011, ndërsa emri i tij u shfaq si i implikuar edhe në rezistencën e armatosur ndaj ndërhyrjes së policisë në Lazarat.

Pas ngjarjes, mbrëmë deputetja Luiza Xhuvani deklaroi tërheqjen nga mandati i deputetes.

XS
SM
MD
LG