Lidhje

50 vjet burgim për Charles Taylor


Gjykata speciale për Sierra Leonen ia dorëzoi sot vendimin e dënimit Gjykatës së Hagës

Qeveria e Sierra Leones thotë se “drejtësia u vu në vend” me dënimin e ish-presidentit Liberian Charles Tylor. Ai u dënua me 50 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, nga një gjykatë speciale. Gjykata Speciale për Sierra Leonen ja dorëzoi sot vendimin e dënimit Gjykatës së Hagës.

Në vendim thuhej se Charles Tylor e shfrytëzoi pozitën e tij për të ndihmuar dhe mbështetur forcat rebele, në vend që të nxiste paqen dhe qëndrueshmërinë. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me 80 vjet për zotin Tylor. Gjykata zbuloi përmes procesit gjyqësor, se zoti Tylor nuk ka patur komandën dhe kontrollin e rebelëve, të cilët kryen krime gjatë Luftës Civile në Sierra Leone, por se ai ishte i ndërgjegjëm për aktivitetet e tyre dhe u siguroi atyre armatime dhe pajisje të tjera.

Zëdhënësi i qeverisë së Sierra Leones tha se vendimi i sotëm ishte një lajm i mirëpritur për viktimat, të cilat tani mund të ndjejnë një lloj lehtësimi. Por disa banorë shprehën zhgënjim, duke thënë se dënimi ishte tepër i shkurtër. Ndërkohë, kryeprokurori i Gjykatës Speciale për Sierra Leonen i tha Zërit të Amerikë se vendimi i sotëm përfaqëson fundin e një epoke për një person që luajti rol qendror në mizoritë që shkatërruan jetë njerëzish në Sierra Leone.
XS
SM
MD
LG