Lidhje

Gjendja në Sharlotë e qetë, pas trazirave të së mërkurës


Mbrëmë ishte dita e tretë e protestave në Sharlotë të Karolinës së Veriut, ku njerëzit dolën nëpër rrugë pët të protestuar ndaj vrasjes së një banori afrikano amerikan nga një polic po afrikano-amerikan. Por në ndryshim nga protestat e tensionuara të dy ditëve të mëparshme, të enjten në mbëmje protestat ishin paqësore. Qindra demonstrues, pa e përfillur gjendjen e jashtëzakonshme, qëndruan jashtë në një protestë paqësore.

E enjte mbrëma, Sharlotë e Karolinës së Veriut. Një tjetër mbrëmje, një tjetër demonstratë.

Gjithshka filloi të martën. Keith Lamont Scott, kishte shkuar të merte fëmijën nga shkolla, kur u qëllua nga polica. Policia tha se ai kishte një armë në dorë. Dëshmitarët thanë se ai po mbante një libër. Incidenti shkaktoi protesta në qytet.

Disa protestues thanë se këtë herë ky nuk ishte një incident mes zezakëve dhe të bardhëve, por mes zezakëve dhe policëve.

“Të bardhët duhet të flasin për këtë problem, në të kundërt bëhen pjesë e tij. Flisni, mos heshtni.”- thotë Sarah.

Këta të rinj kanë prejardhje të ndryshme, por të gjithë ata thonë se incidente të tilla nuk janë aspak të mira.

“Mbrëmë pamë një shfaqje të emocionesh të fuqishme, njerëzit shprehën një shqetësim që ishte grumbulluar prej kohësh. Por sot ata po protesojnë paqësisht.”

Justin erdhi për të banuar në Sharlotë një vit më parë:

“Unë kam ardhur në protestë ngaqë nuk dua të jetoj në një vend ku njerëzve që zbatojnë ligjin nuk u duhet të japin shpjegime për veprimet e tyre ndaj popullit amerikan.”- thotë ai.

Policia nuk e ka bërë të njohur për publikun videon që po kërkohet nga protestuesit dhe për këtë arsye tensionet janë të larta. Guvernatori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrugët e qytetit patrullohen nga trupat e gardës kombëtare. Por mbrëmë gjendja në Sharlotë ishte e qetë, njerëzit kishin dalë në një protestë paqësore.

XS
SM
MD
LG