Lidhje

Chavez, “delikat” pas operacionit


Në komentet që u transmetuan në televizion, nënpresidenti Maduro tha se zoti Chavez po përballet me një situatë komplekse

Nënpresidenti i Venezuelës thotë se presidenti Hugo Chavez është në gjendje “delikate” pas një operacioni të kancerit që bëri muajin e kaluar në Kubë.

Nënpresidenti Nicolas Maduro, tha se ai ka vizituar zotin Chavez dy herë në Kubë. Në komentet që dje u transmetuan në stacionin televiziv Telesur, nënpresidenti Maduro tha se zoti Chavez po përballet me një situatë komplekse dhe delikate pas operacionit të 11 Dhjetorit.

Zoti Madura sot u kthye në Venezuelë pasi vizitoi Kubën. Presidenti Chavez për herë të parë u diagnostikua me kancer në mes të vitit 2011 dhe iu nënshtrua operacioneve, kimioterapisë dhe trajtimeve me rrezatim. Ai kurrë nuk e ka bërë publike llojin ose ashpërsinë e kancerit që ka.
XS
SM
MD
LG