Lidhje

Rrjedhje kimike në Virxhinian Perëndimore


Presidenti amerikan Barack Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në shtetin e Virxhinias Perëndimore pasi një rrjedhje kimike, shkaktoi mbylljen e shkollave dhe bizneseve dhe la 300 mijë vetë pa ujë të pijshëm.

Lënda kimike që përdoret në industrinë e qymyrgurit, u derdh dje në lumin Elk në kryeqytetin e shtetit, Charleston. Rrjedhja ndodhi pranë një kompleksi për trajtimin e ujit.

Autoritetet e Virxhinias Perëndimore kanë këshilluar banorët që të mos pinë, të lahen, gatuajnë ose të lajnë rroba me ujin e rubinetit. Ndërkohë kanë filluar përpjekjet për të shpërndarë shishe uji.

Prokurori i Përgjithshëm për atë zonë thotë se autoritetet federale kanë hapur një hetim për shkakun e rrjedhjes.
XS
SM
MD
LG