Lidhje

Chen Guang Cheng dhe familja e tij do të marrin së shpejti pasaportat


Veprimtari kinez Chen Guang Cheng thotë se ai dhe familja e tij do të marrin së shpejti pasaportat dhe pritet të largohen nga Kina gjatë dy javëve të ardhshme.

Veprimtari për të drejtat e njeriut u tha gazetarëve sot se zyrtarët i dhanë formularët e vizave për të dhe familjen dhe se do të duhen 15 ditë para se ato të miratohen.

Pas marrjes së pasaportave zoti Chen dhe familja e tij mund të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara, ku atij i është ofruar e drejtë studimi në Universitetin e Nju Jorkut.

Zoti Chen kërkoi strehim në ambasadën amerikane në Pekin muajin e kaluar pasi arriti t’u largohej fshehurazi autoriteteve që e mbanin në arrest shtëpiak.

XS
SM
MD
LG