Lidhje

Cheney mbështeti politikat e debatueshme të ish presidentit Bush


Cheney mbështeti politikat e debatueshme të ish presidentit Bush
Cheney mbështeti politikat e debatueshme të ish presidentit Bush

Ish Nënpresidenti amerikan Dick Cheney mbështeti politikat e debatueshme të ndjekura nga administrata e ish Presidentit Bush, siç ishte pushtimi i Irakut në vitin 2003 dhe taktikat e ashpra të marrjes në pyetje të të ndaluarve për terrorizëm. Në një intervistë për rrjetin NBC, zoti Cheney tha se ai “e përkrahu me forcë” ndjekjen e politikave të debatueshme që synonin sigurinë e vendit. Ish nënpresidenti tha se ai nuk beson se lufta në Irak e dëmtoi imazhin e Amerikës në botë. Ai theksoi se vendimi për të hyrë në luftë kundër udhëheqësit të atëhershëm të Irakut, Sadam Husein ishte qëndrimi i duhur dhe se ai e kishte kërkuar dhe mbështetur këtë qëndrim. Intervista e zotit Cheny bëhet në kuadër të librit të tij të ri me titull “Në Kohën Time: Kujtime Personale dhe Polike” Në libër zoti Cheny mbron përdorimin e praktikave të ashpra të marrjes në pyetje, siç është “simulimin i mbytjes me ujë” duke thënë se falë tyre vendi arriti të shmangte sulme të tjera dhe të shpëtonte jetë amerikanësh. Shumë analistë thonë se simulimi i mbytjes mund të kategorizohet si torturë dhe gjatë intervistës zoti Cheney tha se Shtetet e Bashkuara do të kundërshtonin në se një vend tjetër do ta përdorte këtë lloj teknike kundër qytetarëve amerikanë. Qeveria amerikane, tha ai, e ka për detyrë të mbrojë shtetasit e vet dhe do të bëjë çdo gjë, për t’i mbrojtur ata. Ai mohoi gjithsesi se teknika e simulimit të mbytjes është torturë dhe shtoi se ajo është përdorur vetëm ndaj dy ose tri personave, përfshirë të vetë-shpallurin organizator të sulmeve të11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohamed. Ndërkohë organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International organizoi sot një manifestim proteste para Departamentit amerikan të Drejtësisë duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Eric Holder të hapë hetime penale ndaj zotit Cheney dhe ish presidentit Bush.

XS
SM
MD
LG