Lidhje

Festivali i Qershive në Uashington


Uashingtoni po fillon të presë turistët e sezonit pranveror që vijnë për të parë lulëzimin e qershive, një ndër evenimentet më të bujshme të vitit për kryeqytetin e vendit.

Shërbimi Kombëtar i Parqeve thotë se një front me mot të ftohtë gjatë ditëve të fundit nuk e ka ndikuar periudhën e lulëzimit, që pritet të jetë në kulmin e saj gjatë kësaj fund-jave, kur fillon zyrtarisht edhe Festivali Kombëtar i Lulëzimit të Qershive.

Zakonisht pemët janë në lulëzim të plotë për afro 10 ditë, në varësi të motit. Vetë festivali zgjat tre javë. Gjatë kësaj periudhe organizohen koncerte nën qiell të hapur, fishekzjarre gjatë natës, ekspozita në muzeumet në qendër të Uashingtonit dhe në fund të festivalit zhvillohet parada e përvitshme në bulevardin Constitution. Këtë vit parada do të jetë më 16 prill.

Pemët e qershive janë dhuratë e Japonisë për Shtetet e Bashkuara dhe janë shndërruar në simbol të marrëdhënies me dy popujve.

XS
SM
MD
LG