Lidhje

SHBA: vriten 6 fëmijë në aksident në autobuzin e shkollës


Policia në qytetin ammerikan Çatanuga të shtetit Tenesi, arrestoi shoferin e një autobuzi shkolle, që u rrëzua dje, duke vrarë 6 nga fëmijët që ndodheshin në të.

Autoritetet thanë se në autobuz ndodheshin 35 fëmijë të shkollës fillore, kur automjeti u kthye në njërën anë dhe u përplas me një pemë.

Ndaj shoferit u ngritën disa aktpadi lidhur me këtë aksident vdekjeprurës.

Shefi i policisë së qytetit tha se të dhënat e deritanishme tregojnë se shkak i assidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën shoferi po i jepte makinës. Autoritetet thanë se 23 nga fëmijë u çuan në spital.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG