Lidhje

Hetim i OBSH-së për një variant të ri të gripit të shpendëve


17 persona kanë vdekur në Kinë; rreth 100 vetë janë infektuar, shumica e tyre pranë Shangait

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po fillon një hetim ndërkombëtar lidhur me një variant të ri të gripit të shpendëve, që i ka marrë jetën 17 personave në Kinë. Rreth 100 vetë janë infektuar, shumica e tyre pranë Shangait.

Deri tani, virusi mendohej se transmetohej nga shpendët tek njerëzit. Por zyrtarët thonë se rreth gjysma e të infektuarve duket se nuk kanë patur kontakt me shpendët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se deri tani nuk ka fakte që ky variant i fundit i gripit të shpendëve H7N9 është duke u përhapur me lehtësi tek njerëzit.

Por autoritetet kineze janë duke hetuar në se ekspozimi afatgjatë, pa mjete mbrojtëse ndaj një personi të infektuar, si psh ndaj një anëtari familjeje, mund të rezultojë tek transmetimi nga një person tek tjetri.

Në hetimin e Organiztaës Botërore të Shëndetësisë pritet të përfshihen përveçse nga Kina, edhe hetues nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.
XS
SM
MD
LG