Lidhje

Plenumi i Partisë Komuniste të Kinës për reformat


Partia Komuniste e Kinë bëri të ditura një pjesë të reformave sociale dhe ekonomike, që së shpejti mund të vihen në zbatim në ekonominë e dytë më të madhe të botës. Reagimet e para ndaj planeve të qeverisë kanë qënë skeptike dhe të pazëshme me disa që thonë se planet nuk duken të qarta.

Për muaj të tërë qeveria kineze është përgatitur për takimin katër ditor, por një ditë pas përfundimit, parashikimi për reforma ishte po aq i zymtë sa edhe qielli mbi qytet.
Për shumë kinezë, takimi dukej larg çështjeve të rëndësishme si banesat e përballueshme, kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

“Shumë nga ne që punojmë në Pekin nuk e përballojmë dot një banesë të mirë sepse qeraja po rritet çdo ditë. Do të doja që pleniumi të trajtonte problemet reale që kemi”, thotë një banore e Pekinit.

Në takimin, zyrtarët kinezë ranë dakord t’u japin tregjeve një rol vendimtar në ekonominë e dominuar nga shteti. Ata premtuan të ndihmojnë nismat publike.
Ky ishte takimi i parë për udhëheqjen e re kineze dhe shpalosi përpjekjet për reforma ku nxitet pavarësia e drejtësisë dhe modernizimi i qeverisë së madhe dhe burokratike të Kinës.

Gjatë 30 viteve të fundit, Kina ka parë miliona punonjës migrantë të lëvizin në qytet e mëdha të vendit, duke dalë kështu nga varfëria. Megjithatë, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar dhe po shtohen shqetësimet mbi korrupsionin dhe privilegjet ndaj elitës sunduese.

“Publiku do të donte të shihte një ecje të madhe përpara drejt reformave. Madje disa mendojnë se reformat ndodhin brenda natës. Por reformat në Kinë vijnë hap pas hapi”, thotë ekonomisti Cai Jiming.

Në takim, udhëheqësit u pajtuan të krijojnë një komision për nxitjen e reformave dhe një këshill shtetëror të sigurisë për të trajtuar kërcënimet e brendëshme dhe të jashtëme. Por gjuha e përdorur në dokumentin përfundimtar nuk ishte e qartë kur flitet për politikat themelore të drejtimit. Disa politika si lejet e banimit nuk u prëmenden fare duke shkaktuar pakënaqësi tek disa.

Punonjësit migrantë që vijnë në qytete si Pekini nuk përfitojnë sherbime si arsimi apo kujdesi shëndetësor sepse ato janë të lidhura me vendin e origjinës. Autoritetet duan të ndryshojnë sistemin, por ato kërkojnë ndryshime të mëdha.

“Mund të kishin përdorur reformat e pasaportizimit, por do ishin pa efekt nëse nuk ndryshojnë politikat sociale dhe institucionet e tjera në sistemin aktual. Kjo është arsyeja që nuk përmendin reformat e pashaportizimit”, thotë ekonomisti Cai Jiming.

Më shumë detaje se si pleniumi do të ndikojë tek publiku do të dalin në pah pas publikimit të plotë të raportit. Por kjo nuk pritet edhe për pak ditë.
XS
SM
MD
LG