Lidhje

SHBA: sulm kibernetik nga Kina


Zyrtarët amerikanë thonë se hakerë nga Kina kanë filluar një sulm kibernetik masiv ndaj agjencisë federale që grumbullon informacione për të verifikuar dhe provuar statusin e sigurisë për miliona punonjës qeveritarë.

Zyra e Personelit (OPM) tha se nga ky sulm kibernentik mund të jenë prekur rreth 4 milionë ish-punonjës dhe punonjës të qeverisë amerikane.

Zyrtarë të zbatimit të ligjit thonë se janë të mendimit se hakerët me bazë në Kinë, ndoshta me lidhje me qeverinë kineze, janë organizatorët e këtij sulmi kibernetik, por pa dhënë hollësi se si kanë arritur në këtë përfundim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hong Lei, e kritikoi këtë akuzë si të papërgjegjshme, duke thënë se sulme të tilla "zakonisht janë anonime, ato kryhen nga jashtë vendit dhe se origjina e tyre është e vështirë të zbulohet.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington pati thënë më parë se në Kinë hakerimi është një veprimtari e paligjshme.

"Të arrish në konkluzione dhe të bësh akuza hipotetike është diçka e papërgjegjshme dhe kundërproduktive"- tha ambasadori kinez.

XS
SM
MD
LG