Lidhje

115 minatorë kinezë shpëtojnë gjallë një javë pas vërshimit të ujit


Të paktën 115 minatorë u nxorën gjallë nga një minierë qymyrguri në Kinë, pasi kishin mbetur nën tokë për më tepër se një javë, pas vërshimit të ujit. Në minierën Uan-gjia-ling në provincën Shanxi kishin mbetur të izoluar 153 minatorë.

Disa nga të mbijetuarit thanë se kishin ngrënë lëvore druri dhe kishin pirë ujë të ndenjur për të jetuar, ndërsa të tjerë ishin mbajtur pas mureve të minierës, për të mos u mbytur.

Ekipet e shpëtimit shprehën besimin se 38 minatorë të tjerë që kishin mbetur brenda në minierë do të gjeheshin së shpejti.

Zyrtarët lokalë e quajtën mrekulli operacionin e shpëtimit. Industria kineze e minierave është nga më vdekjeprurëset në botë.

Rreth 3 mijë punëtorë kanë qenë duke punuar që nga 28 marsi për të nxjerrë ujin nga miniera, ku kishin mbetur minatorët.

XS
SM
MD
LG