Lidhje

Vazhdojnë hetimet për shpërthimet në Kinë


Autoritetet kineze vazhdojnë hetimet lidhur me dy shpërthime të fuqishme në një qytet port, ndërkohë që është krijuar panik për shpërthime të tjera nga kimikatet në zonë.

Disa zjarre të vogla vazhdojnë të digjen në vendin ku ndodhën shpërthimet të mërkurën në mbrëmje në një depo materialesh të rrezikshme në qyetin Tiengjin.

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve ka arritur në 56 vetë, përfshirë 21 zjarrfikës. Mbi 700 vetë janë shtruar në spital, ndër të cilët 33 janë në gjendje të rëndë. Nuk është e qartë sa persona figurojnë të zhdukur dhe pritet që numri i viktimave të vazhdojë të rritet.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua njofton se një ekip me 217 ekspertë ushtarakë e bërthamorë, si dhe një grup zyrtarësh nga filiali i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike në Pekin janë dërguar në zonë.

XS
SM
MD
LG