Lidhje

Kina, bashkëpunim për internetin


Presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje për bashkëpunim global për një rregullore për internetin.

Duke folur sot në Koferencën Botërore për Internetin në qytetin Wuzhen, zoti Xi tha se vendet duhet të punojnë së bashku për të krijuar një sistem mbikëqyrje të internetit, që mes të tjerash, tha ai, do t’i jepte fund abuzimeve të informacioneve teknologjike, përgjimeve kibernetike, piratërisë dhe asaj që ai e quajti “garë armatimi në fushën kibernetike”.

Dhjetëra përfaqësues nga gjigandët botëror të teknologjisë morën pjesë në konferencë, përfshi komapaninë amerikane Microsoft.

Partia komuniste kineze në pushtet kontrollon rreptësisht përdorimin e internetit në vend, duke bllokuar materiale që i cilëson si të pahijshme apo subversive.

Amnesty International, organizata e të drejtave të njeriut, përmes një deklarata thekson se kjo është një përpjekje e Pekinit “të ndikojë mbi internetin për të kufizuar lirinë e të shprehurit”.

XS
SM
MD
LG