Lidhje

Kina këmbëngul për zgjidhje përmes bisedimeve të çështjes së programit bërthamor të Iranit


Komentet bëhen një ditë pasi ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice tha se Kina ka rënë dakord të fillojë bisedime serioze si hap i parë për të bindur të gjithë Këshillin e Sigurimit të mbështesin sanksione të reja më të rrepta kundër Iranit

Kina thotë se do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje paqësore për mospajtimet lidhur me aktivitetin bërthamor të Iranit, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se Kina ishte e gatshme të diskutonte sanksione të reja kundër Teheranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Qin Gang tha sot se Kina do të vazhdojë të punojë me të gjitha palët në këtë çështje. Ai i bëri komentet ndërkohë që kryenegociatori iranian për çështje bërthamore Said Xhalili mbërriti në Pekin për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.

Dje ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice tha se Kina ka rënë dakord të fillojë bisedime serioze si hap i parë për të bindur të gjithë Këshillin e Sigurimit të mbështesin sanksione të reja më të rrepta kundër Iranit.

Kina ka kundërshtuar sanksione të reja kundër partnerit të saj tregtar dhe ka theksuar nevojën për dialog më të dendur me Iranin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Ramin Mehmanparast tha sot se sanksionet e mëparshme kundër vendit të tij nuk kanë dhënë rezultat dhe se vendet e tjera nuk duhet të përdorin metoda të gabuara si sanksionet apo presionin.

XS
SM
MD
LG