Lidhje

Kinë: 16 të vrarë në rajonin Xianjiang


Autoritetet kineze thonë se 16 vetë janë vrarë gjatë përleshjeve në rajonin e largët perëndimor të Xianjiang-ut në Kinë, me një popullsi të përbërë kryesisht nga ujgurë myslimanë.

Qeverisja lokale nxorri një deklaratë më faqen zyrtare të internetit, duke thënë se policia ishte sulmuar dje nga disa persona të armatosur me eksplozivë dhe thika ndërsa po shkonin të arrestonin disa të dyshuar për krime.

Dy oficerë policie humbën jetën dhe 14 nga autorët e sulmeve u vranë me armë zjarri.
XS
SM
MD
LG