Lidhje

Kina përkujton 120 vjetorin e lindjes së Mao Ce Dunit


Kina përkujton sot 120 vjetorin e lindjes së Mao Ce Dunit, i cili shihet si në dritë pozitive ashtu edhe negative në shtetin që themeloi dhe udhëhoqi për tri dekada.

Që nga vdekja e tij në vitin 1976, qëndrimi zyrtar i qeverisë është njohja e kontributeve të Maos si 70 përqind pozitive dhe 30 përqind negative.

Një sondazh i firmës shtetërore të ankietimeve, Global Times tregon se kinezët e shohin Maon me 85 përqind merita. Të anketuarit thonë se meritat e tij ua kalojnë gabimeve.

Përkrahësit e Maos, shumica të vjetër në moshë, thonë se ai ndihmoi në çlirimin e Kinës nga ndikimi i huaj, e nxorri atë nga kaosi dhe krijoi një shtet të unifikuar.

Por të tjerët e kritikojnë Maon si shkaktar të vdekjes së dhjetra miliona njerëzve si pasojë e ekesperimenteve të tij sociale në shkallë të gjerë, siç ishte Revolucioni i Madh Kulturor.
XS
SM
MD
LG