Lidhje

Fuqizimi ushtarak i Kinës dhe rajoni


Kina thotë se ka krijuar tre njësi të reja ushtarake, ndërsa përpiqet të krijojë një fuqi ushtarake më efiçente dhe të forcojë pozicionin e saj në rajon. Media shtetërore njoftoi se njëra nga njësitë do të mbikqyrë raketat strategjike, një tjetër forcat tokësore dhe njësia e tretë do të mbështesë trupat luftarake.

Presidenti Xi Jinping tha se tre njësitë e reja po krijohen për të realizuar ëndërrën e Kinës për t’u fuqizuar ushtarakisht. Kina ka mosmarëveshje territoriale me një numër vendesh aziatike, sidomos për Detin e Kinës Jugore, për të cilin Pekini pretendon se i përket thuajse i gjithi Kinës. Pekini thotë se fuqizimi ushtarak i vendit nuk përbën kërëcënim për fqinjët.

XS
SM
MD
LG