Lidhje

Kina, Norvegjia dënojnë vrasjen e pengjeve


Kina iu bashkua Norvegjisë duke dënuar vrasjen e një shtetasi të saj që mbahej peng nga Shteti Islamik.

Presidenti kinez Xi Jinping tha se "terrorizmi është armiku i përbashkët i njerëzimit” dhe se vendi i tij i kundërvihet këtij fenomeni në të gjitha format e tij. Qeveria u zotua të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.

Ekstremistë të Shtetit Islamik njoftuan përmes buletinit të tyre në internet se kanë ekzekutuar shtetasin kinez Fan Jinghui dhe norvegjezin Ole-Johan Grimsgaard-Ofstad. Në buletin kishte edhe fotografi të dy trupave me mbishkrimin “u ekzekutuan, pasi ishin braktisur nga vendet dhe organizatat e tyre të pafe”.

Kryeminstrja e Norvegjisë Erna Solberg e cilësoi dje vrasjen “një akt barbar”.

XS
SM
MD
LG