Lidhje

Kinë: Smogu shkakton mbylljen e shkollave


Re të dendura pluhuri kishin mbuluar sot shumë pjesë të Kinës verilindore. Smogu i trashë i detyroi zyrtarët në qytetin Harbin t’i mbyllin shkollat dhe aeroportin ndëkombëtar

Meterologët thane se niveli i substancave ndotëse në ajër ishte thuajse 40 herë më i lartë se nivelet e sigurta për shëndetin e njerëzve, të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyrtarët thane se smogu i dendur pritet të vazhdojë për 24 orë.

Ndotja e mjedisit nga zhvillimi i shpejtë dhe përdorimi me shumicë i qymyrit po ndodh në rajone të tëra të Kinës, duke bërë që udhëheqësit e e vendit të zotohen për përmirësime në këtë fushë.
XS
SM
MD
LG