Lidhje

Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë SHBA


Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Shtetet e Bashkuara për bisedime me presidentin Donald Trump më 6 prill. Lajmi u konfirmua sot nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi dy ditor do të zhvillohet në rezortin e presidentit Trump në Maralago të Floridës.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, që nuk jep shumë hollësi mbi takimin, thuhet se bisedimet do të përfshijnë "çështje globale, rajonale dhe të mardhënieve dy palëshe me interes të ndërsjellë".

Gjatë fushatës për president zoti Trump ka qenë kritik ndaj praktikave tregtare të Kinës. Ai ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të ashpra për mallrat që importohen nga Kina.

Në fillim të këtij muaji Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson vizitoi Kinën në përgatitje për vizitën e presidentit Xi. Sekretari i shtetit i shprehu presidentit kinez interesimin e Presidentit Trump për të rritur mirëkuptimin mes dy vendeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG