Lidhje

Kinë: Ndëshkime për protestuesit


Autoritet thonë se mijëra protestues u përleshën me policinë jashtë një ndërtese qeveritare në qytetin e vogël të Shifangut.

Autoritetet kineze janë zotuar të ndëshkojnë ashpër organizatorët e një proteste dy ditore e cila u zhvillua në lidhje me ndotjen e mjedisit pas propozimit për ndërtimin e një rafinerie për përpunimin e metaleve në qytetin e tyre.

Autoritet thonë se protestat shpërthyen dje kur mijëra protestues u përleshën me policinë jashtë një ndërtese qeveritare në qytetin e vogël të Shifangut. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, dhe fotot që qarkullojnë në internet tregojnë policinë që godet demonstruesit.
Zyrtarët thonë se 13 njerëz u plagosën.

Policia e qytetit Shifang sot u kërkoi të dorëzohen organizuesve të protestës, duke thënë se të gjithë ata që përdorin internetin ose mesazhet me shkrim përmes celularëve për të organizuar “protesta ilegale” duhet menjëherë të ndalojnë aktivitet e tyre.

Guvernatori i Shifangut tha dje se ai ka pezulluar ndërtimin e rafinerisë së bakrit, për të cilën qytetarët thonë se shkakton ndotje të madhe.
XS
SM
MD
LG