Lidhje

89 të vrarë nga tërmeti në Kinë


Zyrtarët në Kinë thonë se dy tërmete në rajonin rural, veriperëndimor në Kinës kanë shkaktuar 89 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen tani nga rrëshqitjet e dheut.

Insituti Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara njoftoi se tërmeti i parë me magnitudë 5, 9 ra në orën 7 e 45 të mëngjesit, pranë qytetit Dingxi në provincën malore Gansu, në një thellësi 10 kilometra. Tërmeti i dytë, me magnitudë 5,6 goditi në të njëjtin rajon, 90 minuta më vonë. Tërmetet u pasuan nga një numër i madh pasgoditjesh.

Zyrtarët thanë se qindra ndërtesa u rrëzuan dhe mijëra të tjera janë dëmtuar. Energjia elektrike u ndërpre në pjesën më të madhe të rajonit, që nuk është shumë i populluar. Atje kanë shkuar grupet e shpëtimit, personel i policisë dhe mjekësor, me shpresën për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm dhe shpëtimin e viktimave. Por autoritetet thonë se rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët, ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën të futen në rajonin, ku mijëra shtëpi me tulla dhe baltë u dëmtuan, ose u shkatërruan.

Parashikuesit e motit thonë se pritet të ketë shira të rrëmbyer ditët e ardhshme, duke shtuar rrezikun e rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut dhe komplikimin e përpjejkeve të shpëtimit.

Agjencia kineze lajmeve HSINHUA tha se Presidenti Xi Jinping i dha urdhër punonjësve të urgjencave të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për shpëtimin e jetës së njerëzve. Kryqi i Kuq kinez është duke çuar ndihma, përfshirë xhaketa dhe tenda për të mbijetuarit e tërmetit.
XS
SM
MD
LG